Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass ka thënë se do të japë dorëheqje në fund të muajit qershor. Malpass do të tërhiqet nga detyra gati një vit para përfundimit të mandatit të tij të rregullt.
“Katër vitet e fundit kanë qenë disa nga më kuptimplotet e karrierës sime”, citohet të ketë thënë Malpass në një deklaratë.
“Me vendet në zhvillim që përballen me kriza të paprecedentë, jam krenar që Grupi i Bankës është përgjigjur me shpejtësi, shkallë, inovacion dhe ndikim”, shtoi ai.
66-vjeçari është një veteran i administratave republikane në Shtetet e Bashkuara. Ai u emërua si shef i bankës së zhvillimit me bazë në Uashington në vitin 2019 kur Donald Trump ishte president./UBTNews/