Cyril Ramaphosa tha se pas më shumë se 70 vitesh diskriminim, shtypje dhe aparteid, palestinezët në Rripin e Gazës “po përballen me gjenocid”. Këto deklarata ai i bëri gjatë një fjalimi para qindra muslimanëve të mbledhur për faljen e Bajramit në një terren sportiv në Laudium, pranë kryeqytetit Pretoria.
Qeveria e Afrikës së Jugut ka ngritur një rast kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e akuzuar atë për “akte gjenocidale” gjatë sulmeve të tij në Gaza. Izraeli i mohon akuzat.
“Çfarë është bombardimi pa kriter i civilëve nga toka, deti dhe ajri nëse jo një akt gjenocidi?”, tha Ramaphosa./UBTNews/