UBT News

Presidenti i Afrikës së Jugut mbërrin në Ukrainë me mision paqeje

Me një delegacion që përfshin kryeministrin e Egjiptit dhe udhëheqës nga Zambia dhe Komoret, Cyril Ramaphosa do të takohet me Volodymyr Zelenskyy, dhe me presidentin rus, Vladimir Putin nesër.

Një projekt-dokument thotë se objektivi i tyre është “të inkurajojnë palët të bien dakord për një proces negociatash të udhëhequr nga diplomacia”, por gjithashtu flet për efektin negativ të luftës “në ekonomitë dhe mjetet e jetesës afrikane”.

Konflikti ka dëmtuar eksportin e grurit ukrainas, jetik për disa nga vendet me të ardhura më të ulëta në botë.

Dokumenti i paqes liston një sërë masash që mund të propozohen, përfshirë tërheqjen e trupave ruse, heqjen e armëve bërthamore taktike nga Bjellorusia, pezullimin e një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për z. Putin dhe lehtësimin e sanksioneve./UBTNews/

Exit mobile version