UBT News

Presidenti i Afrikës së Jugut bën thirrje për vaksinim

BERLIN, GERMANY - AUGUST 27: Cyril Ramaphosa, President of the South African Republic spreaks at a press conference after the G20 Compact with Africa conference at the Chancellery in Berlin on August 27, 2021 in Berlin, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Spitalet e Afrikës së Jugut po përgatiten për të pranuar më shumë pacientë ndërsa vendi po hyn në valën e katërt të pandemisë COVID-19, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa në një buletin javor të hënën.

Rahamphosa tha se varianti i ri i COVID-19, Omicron, po dominon në tërë vendin.

“Gjatë javës së fundit, numri i infeksioneve ditore është pesëfishuar. Gati një e katërta e të gjitha testeve për COVID-19 tani rezultojnë pozitive. Krahasoni këto të dhëna me të dhënat e para dy jave, kur përqindja e testeve pozitive ishte rreth 2%”, tha Ramaphosa.

Ai u bëri thirrje njerëzve të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat antiCOVID.

“Afrika e Jugut tani ka furnizime të mjaftueshme vaksinash dhe ne kemi vende vaksinimi të ngritura në çdo pjesë të vendit. Me kalimin e çdo dite dhe me rritjen e infeksioneve, arsyet për t’u vaksinuar bëhen më bindëse dhe nevoja bëhet gjithnjë e më urgjente. Ne duhet të ringjallim programin tonë të përdorimit të maskave, ku insistojmë që të mos hyjmë në asnjë objekt publik apo biznesi pa maskë”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version