UBT News

Presidenti i Afganistanit u largua me “katër vetura dhe një helikopter plot me para”

FILE PHOTO: Afghanistan's President Ashraf Ghani speaks during his inauguration as president, in Kabul, Afghanistan March 9, 2020. REUTERS/Mohammad Ismail//File Photo

Ambasada ruse në Kabul tha të hënën se presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi me katër vetura dhe një helikopter plot me para, e disa nga to iu desh t’i linte për shkak se nuk kishte vend, raporton agjencia e lajmeve RIA.

Ghani, vendndodhja e të cilit nuk dihet, tha se ai u largua nga Afganistani të dielën, kur talebanët hynë në Kabul pothuajse pa kundërshtarë. Në një postim në Facebook të dielën, ai tha se donte të shmangte gjakderdhjen.

Nga raportimet e para u tha se Ghani kishte ikur në Taxhikistan, por sipas raportimeve të Al Jazeera-s, ai kishte fluturuar në Uzbekistan, duke cituar truprojën e tij personale.

Rusia ka thënë se do të mbajë një prani diplomatike në Kabul dhe shpreson të zhvillojë lidhje me talebanët edhe pse thotë se nuk është me nxitim për t’i njohur ata si sundimtarë të vendit dhe do të vëzhgojë nga afër sjelljen e tyre./UBTNews

Exit mobile version