Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë vizitës së tij në Itali ka zhvilluar një takim me fituesin e çmimit Nobel, Riccardo Valentini, takim në të cilin u diskutua për disa tema të rëndësishme me theks të veçantë në shpikjet e reja, si dhe sistemet novatore të monitorimit të mjedisit, fusha në të cilat mund të bashkëpunohet në të ardhmen.
Rektori Hajrizi ka vlerësuar kontributin e profesorit Riccardo Valentini për veprimtarinë e tij lidhur me shpërndarjen dhe zbatimin e ligjit kundër ngrohjes globale.
Takimi u koordinua nga zotëri Pogorelz, ekspert i lartë në Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili theksoi se UBT falë inovacionit dhe vizionit, ka identifikuar mundësi bashkëpunimi në fusha të përbashkëta me interes të ndërsjellë.