Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, sot po qëndron në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar.
Një zëdhënës i tij, ka bërë të ditur se Steinmeier do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportojnë mediat e huaja.
Kjo është vizita e parë e presidentit gjerman në Kiev prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ndërsa përpjekja e tij e tretë për të udhëtuar për në Kiev.