UBT News

Presidenti gjerman mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, të enjten mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Zyra e presidentit njofton se ai u vaksinua në spitalin ushtarak të Berlinit.

“Unë i besoj kësaj vaksine”, deklaroi ai pasi u vaksinua, teksa apeloi te të gjithë qytetarët të ndjekin shembullin e tij.

Njerëzit nën moshën 60-vjeçare mund ta marrin vaksinën AstraZeneca në konsultim me mjekun e tyre dhe nëse janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, deklaroi para gazetarëve se do ta marrë vaksinën AstraZeneca sapo t’i vijë radha. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi se ajo është e gatshme ta marrë vaksinën AstraZeneca./UBTNews

Exit mobile version