UBT News

Presidenti çek i quajti transgjinorët “të neveritshëm”

Presidenti çek, Milos Zeman, tha se transgjinorët “janë të neveritshëm”. Këtë deklaratë e dha në një intervistë për CNN, të dielën, pas një diskutimi për miratimin e ligjit anti-LGBT në Hungari. Kuvendi i Hungarisë të martën e 15 qershorit e miratoi legjislacionin për ndalimin e përmbajtjeve shkollore që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë. Partitë opozitare dhe grupet për të drejtat e njeriut e kundërshtuan ashpër këtë votim.

Zeman tha se ndërhyrja në politikat e brendshme të ndonjë vendi të BE-së është gabim i madh politik, dhe e mbrojti kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

“S’kam pse mos të pajtohem me të”, deklaroi Zeman.

Më tej shtoi: “Mund t’i kuptoj homoseksualët, lesbikët e të tjerët. Por a e dini kë s’mund ta kuptoj? Këta transgjinorët”. Zeman tha se transgjinorët janë “thelbësisht të neveritshëm për mua”.

Pozicioni i Hungarisë karshi këtij ligji ka ngritur dyshime nëse ajo i takon Bashkimit Evropian. Presidentja e Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen javën e kaluar e quajti këtë ligj “diskriminues”.

Parada e krenarisë pritet të mbahet në javën e parë të gushtit./UBTNews

Exit mobile version