Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko tha se vendi i tij qëndron plotësisht pranë Rusisë në përpjekjet e saj ushtarake në Ukrainë dhe se të dyja vendet do të qëndrojnë bashkë. Lukashenko tha se shteti që ai drejton do të vazhdojë ta mbështesë Rusinë.
Ai tha: “Sot ne po kritikohemi se jemi vendi i vetëm në botë që po e mbështesim Rusinë në luftë kundër nazizmit. Ne po e mbështesim dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Rusinë”.
“Dhe ata që na kritikojnë ne, a nuk e din ata se ne kemi raport të afërt me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Por ju i dinit të gjitha këto. Ne do të qëndrojmë të bashkuar me Rusinë vëllazërore”, deklaroi ai më tej.
Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një “shtet bashkimi” me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe në vitin e kaluar, Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet të ruajë “sovranitetin” e tij./UBTNews/