Sot dhe nesër, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të vizitojë Kosovën. Për shkak të vizitës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë udhëzimet e policisë për të shmangur pengesat dhe për të siguruar qarkullim të rregullt gjatë vizitës.
