Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me anë të një statusi në X lidhur me marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Ai shprehet se përshëndet përpjekjet e SHBA, Katarit dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar fundin e konfliktit që ka zgjatur mbi 15 muaj.
Begaj shton se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.
“Përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, duke shënuar fundin e konfliktit mbi 15 muajsh. Unë përshëndes përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe lehtësim për ata që janë prekur në rajon”, tha Begaj.