Plani i presidentit rus, Vladimir Putin për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi, nga Ukraina po shihet si një lëvizje e nxitur nga frika se Rusia mund ta humbasë luftën.
Këshilltari i zyrës presidenciale, Mychaylo Podolyak, ka shkruar në Twitter se presidenti rus është shumë i paparashikueshëm.
“Njoftimi tregon se Putini ka frikë se mund ta humbasë luftën në Ukrainë… Për më tepër, ai po konfirmon sërish se është i përfshirë në krim, pasi po shkel traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore”, tha Podolyak.
Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Putini njoftoi se armët bërthamore taktike do të vendoseshin në Bjellorusi, të cilat janë të ndryshme nga armët bërthamore strategjike me rreze të gjatë.