Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar sërish lidhur me incidentin e presidentes Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.
Në reagim thuhet se presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.
Në reagim thuhet se mënyra si u trajtua incidenti gjatë konferencës së djeshme është për keqardhje, pasi sipas reagimit i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës./UBTNews/