Kryeministri çek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha të martën se blloku mund të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë.
Minsku ua mundësoi trupave ruse të vendosen në territorin bjellorus dhe të organizojnë sulme ndaj Ukrainës prej andej, megjithëse thotë se nuk dëshiron t’i bashkohet luftës drejtpërdrejt./UBTNews/