UBT News

Presheva po kërkon degë të gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka dorëzuar kërkesën te Universiteti i Beogradit për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë. Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku mes tjerash ka njoftuar se kërkesa i është dorëzuar edhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

“Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai./UBTNews/

Exit mobile version