Nga nesër familjet me asistencë do të marrin shumën e dyfishtë të asistencës sociale. Këtë e ka konfirmuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, teksa sipas këtij vendimi, edhe pensionet për të moshuarit do të rriten prej 100 në 130 euro, për muajt janar, shkurt dhe mars.
“Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës. Angazhimi ynë për t’iu dalur në ndihmë kategorive në nevojë nuk do të mungojë asnjëherë”, thuhet në njoftimin e Reçicës./UBTNews