Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas lejimit të automjeteve me targa RKS që të hyjnë në Serbi, për çka ka thënë se është në interes të Serbisë që të bëjë hapa të vegjël rritës. Kësisoj, Haradinaj ka thënë se Serbia e largon me sukses presionin ndërkombëtar.
Lidhur me këtë ajo ka renditur disa nga arsyet që sipas saj bëjnë që Serbia të ketë qasje të tillë.
“Është interesi i Serbisë që të bëjë hapa të vegjël rritës (zakonisht të parëndësishëm) në marrëdhëniet me Kosovën, në mënyrë që:
1. Presioni ndërkombëtar me sukses mbetet i hequr nga Serbia;
2. Grumbulli i marrëveshjeve dhe planeve të zbatimit të ndërmjetësuara nga BE-ja nuk zbatohen kurrë plotësisht;
3. Dialogu i papërcaktuar zgjat përgjithmonë pa një afat kohor/epilog.
Mësohet se Serbia sot ka vendosur të njohë targat e Republikës së Kosovës, 12 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja për targa dhe letërnjoftimet. Me këtë ritëm Serbia do ta zbatojë plotësisht tërësinë e 35+ marrëveshjeve me Kosovën deri në vitin 2443, përkatësisht në shekullin e 25-të!”, ka shkruar ajo në X.