UBT News

Prangosen tre persona për zjarrvënie në muajin shtator në Lipjan

Një rasti i zjarrvënies që ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan, nga katër personat e identifikuar nga policia, tre janë arrestuar. Ata dyshohen për veprat penale “zjarrvënie” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në natën kritike, në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.

Siç njofton policia, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Exit mobile version