UBT News

Pozitë e opozitë bashkë, votojnë Projektligjin për marrëveshjen financiare mes BE-së dhe Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar një Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar ky ligj.

Ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e shpalosi këtë ligj dhe u kërkoi deputetëve si të pozitës dhe të opozitës që të votojnë pro këtij ligji.

Përfaqësuesë të grupeve parlamentare të partive opozitare ishin të gjitha pro votimit të këtij projektligji, njofton Klankosova.tv.

Exit mobile version