Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita, për furnizimin me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Enveri Dugolli gjatë një konferencë për medie me ç’rast tha se në këtë seanca nuk marrin pjesë për shkak të shantazhit të partive opozitare për shkarkimin e shefes së grupit parlamentarë të LVV-së, Mimoza Kisari-Lila.
Dugolli tha se edhe sa i takon furnizimit me ushqim të FSK-së për seancë të jashtëzakonshme është vazhdimësi e një serie dezinformatash që synojnë keqinformimin e qytetarëve.
“Ushtria e Kosovës as nuk është pa bukë dhe as nuk do të mbetet pa buke e opozita do të vazhdoj të bëjë zhurmë për oligarkët Beni Donen”, tha ai.
E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci tha se kjo ministri nuk i ka dhënë kontratën “Beni Dones”, kompani që 15 vite ka pasur monopol.
Sa i takon furnizimit me ushqim, Bajqinovci tha se produktet janë siguruar nga AQH dhe nuk ka mungesë të furnizimit të gjitha janë shpifje.
“Ky proces pritet të përfundoj më sa largu brenda 60 ditë koncepti i veteushqyerimës nuk do të këtë kthim prapa, nuk do të ketë më tender”, tha ai.
Edhe deputeti Dugolli tha se tashmë ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për punësimin e 100 kuzhinerëve dhe staf mbështetës dhe do të vazhdoj koncepti i vetëushqyerjes.