UBT News

Pozicionet më të mira kundër dhimbjes së shpinës

Dhimbja e shpinës është një problem nga i cili mund të vuani përgjatë gjithë jetës pa e vënë re.

Mjafton pozicionimi i keq gjatë fëmijërisë, gjatë orëve në punë apo gjatë qëndrimit për t’ju shkaktuar këtë parehati që zgjat.

Problemi nis tek qëndrimi dhe zgjidhja është po aty, çfarë mund të bëni për t’u liruar nga dhimbjet e shpinës dhe të të gjithë trupit është të rregulloni qëndrimin.

Praktikoni atë që në gjuhën mjekësore quhet ‘streching’ apo disiplinën e jogës e cila është një nga alternativat më të mira.

Pozicioni i maces

Nga vetë emri mund të kuptoni se duhet të përkuleni si mace dhe të shtriqni pjesën e mesit nga lart poshtë.

Për ta bërë më saktë vendosni në një sipërfaqe të butë gjunjët dhe duart, gjeni balancën dhe merrni frymë thellë duke futu brenda kurrizin apo pjesën e mesit.

Më pas nxirrni frymën dhe ngrini kurrizin lart duke kujtuar lëvizjet që bëjnë macet.

I gjithë sekreti i këtij ushtrimi qëndron tek lëvizja e duhur e mesit në mënyrë vertikale nga lart posht teksa qëndroni në pozicion.

Përveç dhimbjeve të shpinës do të arrini të çlironi krahët, qafën dhe legenin.

Pozicioni sfinks

Shtrihuni me bark në një tapet dhe vendosni dy pëllëmbët e duarve të mbështetura në tokë përafërsisht anash pjesës së kraharorit.

Më pas duke shtyrë me duar dhe shpatulla ngrini pjesën e sipërme të trupit teksa këmbët i mbani të bashkuara në tapet.

Bëjeni këtë lëvizje derisa të çlironi mesin dhe keni parasysh që të mos sforconi qafën.

Për t’u ngritur përdorni pjesën e trungut të trupit tuaj dhe do të ndjeni se si shpina çlirohet nga dhimbjet./AgroWeb.org

Exit mobile version