Pothuajse 90% e palestinezëve në Gaza janë zhvendosur me forcë për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, sipas Agjencisë e OKB-së për Refugjatët palestinezë (UNRWA).
“Familjet kërkojnë siguri atje ku nuk ka, pasi kriza e urisë po afron. Është kritike për #armëpushimin humanitar për të ofruar ndihmë urgjente dhe për t’i dhënë fund kësaj zhvendosjeje të detyruar, të vazhdueshme”, shkroi UNWRA të shtunën në X.
Rreth dy milionë njerëz jetojnë në Gaza.
UNRWA tha se civilëve atje u mungon gjithçka./UBTNews/