UBT News

Pothuajse 10 milionë dollarë u mblodhën brenda 24 orëve për të blerë dronë kamikaze për trupat ukrainase

Gati 10 milionë dollarë janë mbledhur brenda 24 orëve për të blerë drone kamikaze për trupat ukrainase.

Fushata e aktivistëve ukrainas, Serhiy Prytula dhe Serhii Sternenko, nisi pasi qytetet ukrainase u goditën nga raketat ruse të hënën.

Kurse sot në një deklaratë në Twitter, Prytula shkroi se gjithsej 9.6 milionë dollarë (8.7 milion £) janë mbledhur deri më tani për të blerë armë shtesë për forcat e armatosura të Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version