Rreth 9.5% e popullsisë së BE-së nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo të dytën ditë të vitit të kaluar, njoftoi sot Eurostat.
Autoriteti statistikor i bllokut 27 anëtarësh tha se kjo shifër ishte 1.2 pikë përqindje më e lartë krahasuar me normën 8.3 të vitit 2022.
“Për më tepër, duke u fokusuar te personat në rrezik të varfërisë në vitin 2023, pesha në nivel të BE-së ishte 22,3%”, tha Eurostati, duke shtuar se kjo shifër gjithashtu u rrit me 2,6 pikë përqindje në bazë vjetore.
Përqindja më e lartë e njerëzve në rrezik varfërie të paaftë për të përballuar ushqimin e duhur u pa në Sllovaki (45.7%), e ndjekur nga Hungaria (44.9%) dhe Bullgaria (40.2%). Nga ana tjetër, përqindja më e ulët u regjistrua në Irlandë (4.2%), e ndjekur nga administrata greke qipriote (5%) dhe Portugalia (5.9%)./AA