UBT News

Postoi video duke shtënë me armë zjarri, reagon policia

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi një 22 vjeçar me inicialet A.O kishte postuar një video në rrjetin social.

Sipas Policisë, rata kanë pranuar informatën se një person në rrjetin social TikTok, kishte postuar një video në të cilën shihej duke shtënë me armë zjarri në Vushtrri.

“Njësitet policore menjëherë kanë filluar me veprimet hetimore dhe pas një kohe të shkurtër kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe vendbanimin e tij. Meqë personi i dyshuar A.O., 22 vjeçar, për momentin është jashtë vendit, policia ka komunikuar me prindin e tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar armën e llojit pistoletë. Arma dhe municioni janë konfiskuar dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale. Pas kontaktit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe hetimet do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version