Një modele somalezo-norvegjeze, Rawdah Mohamed, postimi i së cilës kritikonte propozimin për ndalimin e hixhabit në Francë u bë viral në rrjete sociale, ka thënë se ajo dëshiron të luftojë “stereotipet e rrënjosura thellë” kundër grave veçanërisht muslimane.
Fotoja e saj me hashtag “hands off my hijab” që në shqip do të thotë “duart larg nga hixhabi im”, ka filluar një fushatë që ka qenë në trend në rrjetet më të mëdha sociale Twitter, Instagram dhe TikTok.
Handsoffmyhijab, së bashku me #PasToucheAMonHijab, është marrë nga edhe nga kongresmenja amerikane Ilhan Omar, si dhe mijëra gra ndërkombëtarisht. Ata kanë përdorur hashtagun për të protestuar kundër votës së senatit francez për të ndaluar këdo nën 18 vjeç që të vendos mbulesën në publik.
“Unë fillova këtë sepse ndjeva nevojën për të humanizuar lëvizjen. Për gratë e pakicave etnike flitet gjithmonë. Unë dëshiroja të merrja përsëri kontrollin e rrëfimeve tona dhe të tregoja historitë tona”, tha Mohamed për Guardian.
Mohamed shtoi se legjislacioni i propozuar “buron nga diskriminimi dhe stereotipet e rrënjosura thellë ndaj grave muslimane”.
Franca ishte vendi i parë që ndaloi nikabin (lloj mbulese) në hapësirat publike, në prill 2011, dhe qytetet franceze kanë ndaluar mbulesën burka, duke filluar një bisedë kombëtare rreth nacionalizmit, identitetit dhe feminizmit.
“Unë doja që shtypësit e mi të shihnin fytyrën time dhe gratë si unë. Ata nuk arrijnë të fshihen në zyrat e tyre luksoze të parlamentit dhe të rregullojnë trupat e grave pa luftë”, deklaroi ajo.
Në Instagram, Mohamed shkroi: “Ndalimi i hixhabit është gjuhë e urrejtjes që vjen nga niveli më i lartë i qeverisë dhe do të zbresë si një dështim i jashtëzakonshëm i vlerave fetare dhe barazisë”.
Modelja vazhdoi të tregonte një histori kur u tha se ajo nuk mund të mbante hixhabin e saj në shkollë për shkak të bullizmit. “Ulur në një dhomë plot që diskutonin për trupin tim dhe çfarë mund dhe nuk mund të vishja si një vajzë e re la më shumë plagë sesa vetë ngacmimi”.
“Unë kam humbur numërimin e shumë herë që jam refuzuar për një punë për shkak të hixhabit tim dhe jo për shkak të mungesës së aftësive”, deklaroi ajo.
Duke folur për përvojën e saj në industrinë e modës, ajo pretendoi se ishte refuzuar për shumë punë, sepse klientët kishin frikë nga reagimi i politikanëve dhe mediave për paraqitjen e një gruaje me hixhab në fushatat reklamuese./UBTNews
(Arjeta Ibishi, Media dhe Komunikim – UBT)