Reperi i njohur Post Malone debutoi si stilist në Paris me markën e tij të re të veshjeve të quajtur “Austin Post” dhe e bëri këtë me stil: duke hyrë në pistë mbi kalë.
Sfilata u mbajt në Hôtel de Bourdon – Maison Pozzo di Borgo, ish-rezidencën e Karl Lagerfeld, ku artisti 30-vjeçar mahniti të ftuarit jo vetëm me veshjet, por edhe me atmosferën që solli: muzikë country, Bud Light, dhe ndikime të forta nga kultura amerikane e rançit.
Koleksioni “At First Light” ndërthur stilin western të Dallasit me nuanca të frymës jugperëndimore amerikane. Në njoftim thuhet se inspirimi për këtë koleksion vjen nga përvoja personale e Malone, që shkon nga rrënjët në Teksas deri te jetesa aktuale në malet e Utah-ut.
Lucchese Bootmaker, një markë tradicionale teksane, siguroi çizmet për modelet. Vetë Post Malone veshi xhinse, kapelë kauboji, çizme kafe dhe atlete aviatori. Kjo dalje vjen pas bashkëpunimit me SKIMS-in e Kim Kardashian, ku u shfaq si model në një fushatë për të brendshme.
Post Malone duket se po shtrin identitetin e tij artistik përtej muzikës, duke sjellë një “perëndim modern” në botën e modës.
Me këtë koleksion, ai konfirmon se nuk është më thjesht një yll muzike, por edhe një emër i ri në industrinë e modës.