Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, u ka kërkuar zyrtarisht falje komuniteteve të ishujve të Paqësorit, për aksionin e deportimit të tyre që ndërmorën autoritetet në periudhën 1974-1976.
Ardern iu nënshtrua një rituali poshtërimi, që quhet ifoga, në një ceremoni tradicionale të zhvilluar në Okland.
Falja nëpërmjet “poshtërimit” nuk është shoqëruar ende me ndryshime ligjore mbi banorët e ishujve të Paqësorit, por ata shprehen besimplotë se kërkimi i faljes përbën një hap të rëndësishëm përpara.