Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla në një videokonferencë me ministrin e jashtëm të Portgualisë, Augusto Santos Silva, kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, dhe u zotuan për thellimin e bashkëpunimit në funksion të rrugës eurointegruese.
Haradinaj-Stublla me anë të një shkrimi në Facebook u shpreh se ministri Silva i konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave.
“Sot në një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë z.Augusto Santos Silva rikonfirmuam marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, dhe gadishmërinë e thellimit të mëtejmë të tyre në funksion të rrugës sonë eurointegruese.Hapja e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, është dëshmia më e mirë e shprehjes së interesit për thellimin e lidhjeve tona në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin.”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook.
Para 12 vjetësh, saktësisht më 7 tetor 2008, Portugalia e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran./UBTNews