Presidenti i Portugalisë deklaroi të martën se vendi i tij duhet të kërkoj falje për kolonializmin, por mbi të gjitha duhet të marrë përgjegjësi për shfrytëzim dhe skllavëri.
“Nuk duhet thjesht të kërkojmë falje për atë që kemi bërë, pasiqë kjo ndonjëherë është gjëja më e lehtë për t’u bërë”, deklaroi presidenti Marcelo Rebelo de Sousa.
“Duhet marrë përgjegjësi në të ardhmen për atë që është bërë në të kaluarën, si për vepra të mira dhe të këqija”, deklaroi ai tutje.
Rebelo de Sousa i tha këto komente gjatë një takimi me presidentin e Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, pak para një sesioni parlamentar në përvjetorin e 25 prillit të Revolucionit të Karafilit, i cili i dha fund diktaturës së vendit.
Është hera e parë që një udhëheqës i Evropës Jugore urdhëroi kërkimfalje kombëtare për kolonializmin.
Nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të, 6 milionë afrikanë u rrëmbyen, u transportuan me anije portugeze dhe u shitën në skllavëri, kryesisht në Brazil./UBTNews/