UBT News

Portreti që ndezi debat, historia pas fotos zyrtare të Michelle Obamës

Një nga momentet më simbolike për çdo Zonjë të Parë të Shteteve të Bashkuara është publikimi i portretit zyrtar, fotografia që shpërndahet nga Shtëpia e Bardhë, arkivohet në Regjistrat Kombëtarë dhe shënon zyrtarisht fillimin e mandatit të saj.

Për Michelle Obamën, ky moment erdhi 16 vite më parë dhe u shoqërua me komente të shumta – jo vetëm për stilin, por edhe për një detaj që do të bëhej temë kombëtare: krahët e saj.

Në fotografinë zyrtare, ish-Zonja e Parë pozon me një fustan të zi elegant, pa mëngë, të dizajnuar nga stilisti amerikan Michael Kors.

Sot, kjo pamje konsiderohet një ikonë mode dhe vetëbesimi, por në atë kohë, ajo ndezi një debat të pazakontë në publik dhe media:

“A duhet që Zonja e Parë të tregojë krahët?” “Sleevegate” – kur moda u kthye në politikë.

Në librin e ri “The Look”, publikuar së fundmi dhe i dedikuar evoluimit të stilit të Michelle gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë, rrëfen si vëmendja mediatike ndaj pamjes së saj u përdor për ta paraqitur si “të ndryshme”.

Sipas Obamës, fokusi i tepruar tek detaje të tilla i shpërqendronte njerëzit nga puna dhe mesazhet që përfaqësonte. Libri përfshin rrëfime nga stilistja Meredith Koop e nga dizajnerë tjerë, që tregojnë si moda u shndërrua për Michelle në mjet përfaqësimi, diversiteti dhe fuqizimi.

Debati arriti kulmin kur ajo shoqëroi Barack Obamën në fjalimin e parë para Kongresit, sërish me një fustan pa mëngë. Mediat e etiketuan pamjen si “tepër informale” dhe “të papërshtatshme”, duke krijuar madje edhe një term të veçantë për këtë diskutim: “Sleevegate”.

Sot, ajo foto dikur e kritikuar është shndërruar në një simbol të guximit, autenticitetit dhe fuqisë femërore. Për shumë njerëz, ajo mbetet një kujtesë se edhe zgjedhjet estetike mund të jenë deklarata të forta për identitetin dhe pavarësinë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version