Portreti i famshëm i Pablo Pikasos, “Femme nue couchée”, një portret i të dashurës dhe muzës së tij, Marie-Thérèse Walter, mund të shitet 60 milionë dollarë në ankand muajin e ardhshëm.
Piktura e realizuar në prill të vitit 1932, mund të bëhet një nga portretet më të vlefshme të Walter që do të dalë në ankand në Sotheby’s në New York, më 17 maj. Sipas shtëpisë së ankandeve, portreti i rrallë vjen nga një nga vitet më të frytshme të karrierës artistike të tij.
Picasso u takua me të për herë të parë në Paris në vitin 1927 kur ajo ishte 17-vjeçare dhe kur ai ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, Olga Khokhlova, një balerinë ruso-ukrainase. Walter do të bëhej frymëzim për disa nga veprat, vizatimet dhe skulpturat e tij më të kërkuara./UBTNews/