UBT News

Porti i Odesës rihapet pas goditjes së rrjetit të energjisë

Operacionet kanë rifilluar në portin ukrainas të Detit të Zi, Odesa, pasi Rusia përdori dronët e prodhuar nga Irani për të goditur objektet energjetike në qytet.

Porti në jug të vendit u mbyll pas sulmeve të së shtunës që lanë 1.5 milion njerëz dhe të gjithë infrastrukturën jo-kritike pa energji elektrike.

Presidenti i Ukrainës tha se mund të duhen ditë për të rivendosur energjinë elektrike, me temperatura nën zero që priten këtë javë.

Odesa është një nga tri portet që përdoren për të transportuar grurë sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, lejon që produktet ukrainase të transportohen sigurt në pjesën tjetër të botës. Marrëveshja ka ndihmuar në uljen e rritjes së çmimeve globale të ushqimeve./UBTNews/

Exit mobile version