UBT News

Porsche SE përballet me rënie të fitimeve

Një krizë tek prodhuesi i automjeteve luksoze Porsche AG ka ndikuar në fitimet e aksionarit të saj kryesor, Porsche SE, gjatë nëntë muajve të parë të vitit, raportoi Reuters.

Porsche SE, e kontrolluar nga familjet Porsche dhe Piech, zotëron 12.5% të aksioneve të Porsche AG dhe është gjithashtu investitori kryesor i Grupit Volkswagen, me një pjesë prej 31.9% të aksioneve.

Nga janari deri në shtator, Porsche SE regjistroi fitime prej 1.6 miliardë euro, duke shënuar një rënie prej 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raporteve, kjo ulje u ndikua ndjeshëm nga vështirësitë e Volkswagen dhe Porsche AG, të cilat po përballen me kosto miliardëshe këtë vit, pasi lansimi i një automjeti elektrik u shty.

Shefi i financave i Porsche SE, Johannes Lattwein, tha se kompania ka punuar për të përmirësuar strukturën financiare. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version