UBT News

Porsche kalon Volkswagen si prodhuesi më i vlefshëm i makinave në Evropë

Porsche zuri pozitën e parë si prodhuesi më i vlefshëm i automjeteve në Evropë të enjten, duke tejkaluar markën Volkswagen (VLKAF) ndërsa çmimi i aksioneve të markës Porsche u rrit.

Ndonëse aksionet e Porsche ranë të hënën në 81 euro, mëngjesin e së enjtes çmimi i aksioneve të kësaj marke u rrit në 93 euro, duke i dhënë markës së makinave sportive një vlerësim tregu prej 85 miliardë euro.

Rritja e shtyn vlerësimin e Porsche përtej 77.7 miliardë eurove të Volkswagen. Mercedes-Benz vjen në vendin e tretë në mesin e prodhuesve evropianë të makinave, i ndjekur nga BMW (BMWYY) dhe Stellantis.

“Të dhënat e inflacionit nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, shqetësimet e fundit për furnizimin me energji në Evropë dhe përshkallëzimi i luftës në Ukrainë të enjten e kaluar çuan në luhatje që i bënë të nevojshme masat e stabilizimit në shkallë të vogël”, tha një zëdhënës i Volkswagen./UBTNews/

Exit mobile version