UBT News

Popullariteti i Windows 10 ishte i lartë edhe në vitin 2023

Me përditësimin e fundit të dërguar në vitin 2022 dhe i gjithë diskutimi që po përqendrohet te Windows 12, njerëzit mund të mendojnë se popullariteti i Windows 10-ës është në rënie.

Sipas të dhënave më të fundit, sistemi operativ ishte po aq popullor në fund të vitit 2023 sa ishte edhe në fund të vitit 2022 dhe gjendet i instaluar në shtatë nga dhjetë kompjuterë Windows në mbarë botën.

Sipas StatCounter, Windows 10 e mbylli vitin 2023 me 67.42 përqind të tregut. Plot 12 muaj më parë statistika ishte thuajse e njëjtë me 67.95 përqind të tregut.

Microsoft është përpjekur vazhdimisht të shtyjë njerëzit nga Windows 10 në Windows 11 qëkur ky i fundit mbërriti në muajin tetor të vitit 2021. Ndërsa versioni më i fundit i sistemit operativ ka shikuar pjesën e tij të tregut të rritet me 10 përqind në 12 muajt e fundit, nuk ka ritmin e rritjes së dëshiruar nga Microsoft.

Në dhjetor të vitit 2023 Windows 11 ishte instaluar në vetëm ¼ e kompjuterëve në mbarë botën. Kujtojmë se Windows 10 do të arrijë fundin në tetor të vitit 2025 dhe më pas nuk do të marrë më përditësime.

Përdoruesit duhet të paguajnë për të marrë tre vite të tjera përditësime sigurie që konsiderohet kritike./PCWorld Albanian

Exit mobile version