Udhëheqësi populist anti-islamik, Geert Wilders ka arritur fitore dramatike në zgjedhjet e përgjithshme holandeze, pas numërimit të pothuajse të gjitha votave.
Pas 25 vitesh në parlament, partia e tij Liria (PVV) do të fitojë 37 vende.
“PVV nuk mund të injorohet më”, tha ai. “Ne do të qeverisim”.
Fitorja e tij ka tronditur politikën holandeze dhe do të sjellë një tronditje edhe në të gjithë Evropën./UBTNews/