Ofruesi polak i energjisë PGNiG konfirmoi se Rusia ka ndalur furnizimin me gaz në Poloni. PGNiG importoi më shumë se gjysmën e gazit të saj përmes Gazprom në tre muajt e parë të këtij viti, por Varshava thotë se “do t’ia dalë” pa gazin rus dhe mund ta sigurojë atë përmes ndonjë shteti tjetër.
Ofruesi polak i energjisë tha se depozitimi nëntokësor i gazit ishte pothuajse 80% i plotë dhe me afrimin e verës, kërkesa ishte më e ulët./UBTNews/