Gjatë fundjavës, Vladimir Putin njoftoi planet që Bjellorusia të vendosë armë bërthamore taktike ruse brenda territorit të saj.
Në përgjigje, kryeministri polak ka insistuar se Minsku do të përballet me sanksione shtesë.
“Ky hap i ndërmarrë nga Rusia… njoftimi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi sigurisht që do të çojë në shpalljen e sanksioneve shtesë, niveli i sanksioneve do të jetë shumë më i rëndë për regjimin e Lukashenkos”, tha Mateusz Morawiecki.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë mbrojti sot vendimin.
Sipas tyre, vendi ishte i detyruar të strehonte armë bërthamore ruse për shkak të “veprimeve agresive” të vendeve të NATO-s.
Ata pretenduan se anëtarët e aleancës ushtarake po kërcënonin sigurinë e saj, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS./UBTNews/