UBT News

​Polonia: Sulmi rus nuk ndodhi gabimisht

Udhëheqja politike e Polonisë po shpreh gjithnjë e më shumë shqetësim për reagimin e zbehtë të Shteteve të Bashkuara ndaj incidentit ku një dron rus shkeli hapësirën ajrore polake.

Ndërsa gjithnjë e më shumë partnerë evropianë po e dënojnë ngjarjen dhe po shprehin mbështetjen e tyre për Poloninë me oferta konkrete ndihme, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh më indiferent mbrëmë, duke thënë se “mund të ketë qenë një gabim”.

Pavarësisht, nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me gjithë atë situatë”, tha Trump para gazetarëve, duke shtuar më pas në terma të përgjithshëm: Por shpresoj që së shpejti t’i vijë fundi.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, u përgjigj shkurt: Jo, nuk ishte gabim.

Kjo u pasua nga një deklaratë edhe më e ashpër e kryeministrit Donald Tusk.

Edhe ne do të dëshironim që sulmi me dron ndaj Polonisë të ishte gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë këtë”, shkroi Tusk në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale në gjuhën angleze.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në Nju Jork me kërkesë të Polonisë për të diskutuar incidentin, ku pritet të dëgjohen edhe më shumë reagime nga Polonia dhe aleatët e saj evropianë, shkruan The Guardian./D.B/KP

Exit mobile version