Qeveria polake ka garantuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic-Birkenau, pavarësisht urdhërit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër tij.
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), këtë javë i shkroi qeverisë duke kërkuar që Netanyahu të mos arrestohej nëse vendos të marrë pjesë në përkujtimin e Aushvicit më 27 janar, sipas një ndihmësi presidencial.
Zyra e kryeministrit Donald Tusk publikoi të enjten një rezolutë duke thënë se do të siguronte “pjesëmarrjen e sigurt të liderëve të Izraelit në përkujtime”.
“Konfirmoj, pavarësisht nëse është kryeministri, presidenti apo ministri siç deklarohet aktualisht, i arsimit të Izraelit, kushdo që do të vijë në Oswiecim për festimet në Aushvic do të jetë i sigurt për sigurinë dhe nuk do të ndalohet”. tha Tusk.
Tusk e bëri të qartë se rezoluta ishte “e saktë” dhe zbatohej vetëm për përkujtimet e Aushvicit.
“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne që Polonia të mos jetë ndër ato vende që haptazi dhe demonstrativisht duan të shpërfillin vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, shtoi ai.
Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi urdhërarreste në nëntor për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, si dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës 15-mujore në Gaza.