UBT News

​Polonia kërkon aktivizimin e Nenin 4 të Traktatit të NATO-s

Kryeministri polak Donald Tusk tha se ushtria polake regjistroi 19 ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës. Duke folur para parlamentit polak, Tusk tha se tre – ose ndoshta katër – dronë u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s që u ngritën në ajër për t’u përballur me kërcënimin.

Tusk thotë se një numër i konsiderueshëm dronësh fluturuan në vend nga Bjellorusia. Droni i fundit që u rrëzua ishte në orën 06:45 sipas orës lokale, tha ai.

Duke folur para deputetëve në parlament, kryeministri polak Donald Tusk tha: “Nuk ka dyshim se ky provokim është pakrahasueshëm më i rrezikshëm nga pikëpamja e Polonisë sesa ato të mëparshmet”.

Tusk tha se Polonia ka kërkuar aktivizimin e Nenit 4 të traktatit të NATO-s.

Palët do të këshillohen bashkërisht kurdoherë që, sipas mendimit të cilësdo prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilësdo prej palëve”, thotë neni 4 i Traktatit.

Më pas mbahen konsultime për të përcaktuar nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e një vendi anëtar është kërcënuar.

Tusk tha se pret mbështetje më të madhe gjatë këtyre konsultimeve, raporton BBC.

Kjo nuk është vetëm një luftë për ukrainasit. Kjo është një përballje që Rusia ka shpallur kundër të gjithë botës së lirë“, tha ai.

Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan mbi hapësirën ajrore polake, tha kryeministri i vendit. Duke folur përpara një takimi urgjent, Donald Tusk tha se ishte hera e parë që dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni.

Polonia mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore dhe filloi një operacion ushtarak, të cilit iu bashkuan avionë të NATO-s dhe holandezëve. Qytetarëve në tre rajone polake përgjatë kufirit ukrainas iu tha të qëndronin në shtëpi.

Një operacion ushtarak ka përfunduar pasi avionë polakë dhe të NATO-s u vendosën dhe shumica e aeroporteve janë rihapur.

Rusia ende nuk ka komentuar rreth kësaj.

Dronët që hynë në Poloni ishin pjesë e sulmit të fundit të madh ajror ndaj Ukrainës, ku Rusia lëshoi 415 dronë gjatë natës.

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se “të paktën tetë dronë sulmues” ishin të drejtuar drejt Polonisë, duke e quajtur përshkallëzimin një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”./D.B/KP

Exit mobile version