Qeveria e Polonisë ka përfunduar një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturën, njoftoi sot ministrja e klimës së vendit, Anna Moskwa.
“Polonia shpall të pavlefshme marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal [tubacionin]”, shkroi Moskwa në Twitter.“Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e vendosmërisë së qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus”.
“Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shtoi ajo.
Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë./UBTNews/