Polonia i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë gjatë një takimi midis dy zyrtarëve të lartë në Varshavë, njoftoi ministria e jashtme polake.
I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjet euroaziatike, Li Hui, është në një turne nëpër kryeqytetet evropiane dhe qëndroi në Kiev të martën dhe të mërkurën, ku ai diskutoi rreth zgjidhjeve për t’i dhënë fund konfliktit.
Polonia është gjithashtu e shqetësuar nga deklaratat kineze se dëshiron të forcojë lidhjet dypalëshe me Rusinë./UBTNews/