Në Poloni ka filluar vaksinimi me vaksinën “Johnson & Johnson”. Michal Dworczyk, përgjegjës për programin e vaksinimit, thotë se deri më tani nuk ka probleme, pas shqetësimeve për efekte anësore të mundshme.
“Nuk ka shenja se ka ndonjë problem në vaksinim dhe se pacientët po e refuzojnë vaksinën. Por këto janë ditët e para, duhet të presim”, deklaroi ai.
Të martën, Administrata për Ushqim dhe Barna e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rekomandoi pezullimin e përdorimit të kësaj vaksine, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut./UBTNews