Polonia konfirmoi dorëzimin e tankeve të para Leopard në Ukrainë të premten, ndërsa kryeministri Mateusz Morawiecki vizitoi Kievin për të shënuar njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.
Në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Varshavë, presidenti Andrzej Duda tha: “Kryeministri nuk mund të ishte këtu, ai shkoi në Kiev për të dërguar tanket Leopard, të cilat janë grupi i parë i dorëzuar në Ukrainë”.
Menjëherë pasi Berlini miratoi eksportin e tankeve luftarake të prodhimit gjerman, ekuipazhet ukrainase filluan stërvitjen në tanket Leopard 2 në Poloni./UBTNews/