Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se Polonia do t’i japë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer donacion për Kosovën.
E para e shtetit me anë të një postimi në Twitter falënderoi autoritetet polake dhe aleatët për ndihmën që i kanë ofruar Kosovës në këto kohë të vështira.
“Sot jam informuar nga autoritetet polake se do t’i japin donacion 100 mijë vaksina të Pfizerit për Kosovën. Faleminderit Polonisë dhe gjithë aleatëve që po qëndrojnë krah nesh në këto kohë të vështira gjatë pandemisë”, shkroi presidentja Osmani në Twitter./UBTNews