Polonia do t’i dërgojë katër avionë MiG-29 gjatë ditëve në vijim, konfirmoi presidenti polak, Andrzej Duda.
“Së pari, brenda ditëve të ardhshme, ne do t’i dorëzojmë katër avionë në Ukrainë në gjendje të plotë pune. Pjesa tjetër është duke u përgatitur, servisuar”, deklaroi ai.
Polonia ka përdorur avionë luftarakë që nga viti 1989 dhe ka 28 në dispozicion. Ukraina i ka kërkuar Perëndimit avionë luftarakë për të forcuar mbrojtjen e saj./UBTNews/