UBT News

Polonia do të ndalojë të gjitha importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022

Polonia thotë se po zbaton planin më radikal të Evropës për të shkurtuar varësinë nga burimet ruse të energjisë.

Kryeministri Mateusz Morawiecki njoftoi hapat për t’i dhënë fund të gjitha importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Morawiecki tha se pret që importet e qymyrit të përfundojnë në maj. Varshava gjithashtu ka ndërmarrë hapa për të reduktuar varësinë nga gazi rus.

Morawiecki thotë se Polonia do të ndërmarrë hapa për t’u bërë “e pavarur” nga furnizimet ruse dhe po u bën thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që të “largohen” nga karburantet fosile ruse. Polonia argumenton se paratë nga eksportet e naftës dhe gazit po ushqejnë makinën luftarake të Rusisë dhe se kjo duhet të ndalet./UBTNews/

Exit mobile version